Arrestohen tetë persona, u zunë duke luajtur bixhoz

31 tetor 2021 | 08:33

Policia Rajonale e Ferizajit ka njoftuar se në fshatin Kosinë janë arrestuar tetë persona, pasi të njëjtit dyshohet se ishin duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.

Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, menjëherë  ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar,  ku aty kanë hasur tetë (8) persona duke luajtur bixhoz.

“Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 qipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë  të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz,  poashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e perdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjeshme, të cilat janë konfiskua”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, transmeton Klankosova.tv.

Tutje thuhet se pas intervistimit nga policët e Njësisë  së  Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të  gjithë  personat e dyshuar , meshkuj , kosovarë  me inicialet (J.S 23 vjecar, A.I 25 vjecar, B.I 33 vejacar, A.T 28 vjecar , A.B 34 vjecar,M.R 51 vjecar,R.M 33 vjecar dhe S.M 38 vjecar), janë derguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje…