Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore

31 tetor 2022 | 11:19

Tre persona janë prangosur nga policia në Gjilan gjatë së dielës.

Dy shtetas të Shqipërisë dhe një nga Kosova dyshohen për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar.

Gjatë aksionit janë gjetur dhe konfiskuar një veturë, 2 mijë e 650 euro para të gatshme dhe tre telefona mobilë.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2 650 euro  para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e martë) pritet që të hyjnë në fuqi masat…