Arrestohen tre persona për vjedhje në Prishtinë

28 shkurt 10:29

Të martën në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një televizor i cili dyshohet të jetë i vjedhur.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i’u referuar Kosovës ka…