Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘grabitje me armë’ në Raushiq të Pejës

09 gusht 2019 | 15:04

Më 3 gusht në fshatin Raushiq të Pejës pati ndodhur një ‘grabitje e armatosur’.

Policia e Kosovës me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, sipas viktimës derisa ishte duke udhëtuar me veturë e ka vërejtur një pengesë në rrugë i njëjti ndalon për ta larguar pengesën, aty kanë dalë të dyshuarit ku njëri nga ta kishte një armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 226 euro dhe 100 franga, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, viktima e rastit është goditur disa herë nga të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta.

“Policia e Kosovës, njësiti Rajonal i grabitjeve, pas një pune intensive operativo-hetimore më 8 gusht ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë tre persona të dyshuar për ‘grabitje të armatosur’. Nga këta dy persona janë të mitur. Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe për personin e mitur 24 orë, ndërsa për njërin nga personat e mitur është liruar në procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka…