Arrestohet 35-vjeçari në Shqipëri: Mbante të mbyllur nënën, gruan e fëmijën duke i monitoruar me kamera

26 janar 2024 | 15:34

Arrestohet në Tiranë Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbante të izoluar gruan, nënë dhe fëmijën e tij të mitur në shtëpi dhe i monitoronte nga kamerat e instaluara.

Mediat shqiptare raportojnë se në çdo dhomë ai kishte vendosur kamera dhe sa herë dilte nga shtëpia kërcënonte familjarët që askush të mos dilte jashtë, ndërsa i monitoronte nëpërmjet kamerave.

Zhabloli ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe ishte tepër fanatik.

Përmes disa pamjeve të publikuara nga Top Channel, shihet ambienti jashtë i shtëpisë, ku Jetnor Zhaboli në profesion ekonomoist, ka vendosur kamera për t’i monituoruar nëse dilnin jashtë apo jo.

Prej fillimit te marrëdhënies qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Top Chanell shkruan se kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka…