Arrestohet deputeti i Kuvendit të Kosovës, shkeli orën policore

30 mars 2020 | 20:53

Pasditen e sotme, në periferi të qytetit të Prizrenit është ndaluar deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri.

Burime të Indeksonline mësojnë se i njëjti ka bëre vepër penale duke shkelur orën policore. Deputeti madje mësohet se ishte duke shkuar në mal me disa miq të tij për gjueti, ndërsa edhe i është konfiskuar një armë, të cilin e kishte pa autorizim. Bëhet fjalë për një pushkë M48.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“I kemi ndalu dy persona të dyshuar për armëmbajtje ilegale dhe përdorim të saj. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomatja gjermane Viola Von Cramon ka treguar se brenda LDK-së…