Arrestohet doktori Betim Morina, dyshohet për kërcënim me jetë ndaj një zyrtareje të Transfuzionit të Gjakut

11 prill 2024 | 19:46

Mjeku, Betim Morina, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se ka kanosur një zyrtare të Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë (QKKTGj).

Edhe kësaj here pas shqiptimit te masës se arrestit për 48 ore, Morina ka kërkuar te dërgohet spital për trajtim nën arsyetimin se nuk po ndihet mire.

Mjeku Betim Morina dyshohet se e kishte kërcënuar punonjësen e QKKTGj-së duke i thënë asaj se do ta ndjekë deri në varr nëse ia ndryshon kontratën e punës.

Më datë 18.10.2023, u publikua një video ku shihej mjeku i QKKTGJ, Betim Morina, duke dëmtuar derën e një zyre të këtij institucioni. Prokuroria Themelore në Prishtinë pastaj kishte nisur hetimet penale ndaj Dr. Morinës për përfshirjen e tij në këtë akt vandal.

Vlen te ceket se i njëjti ishte arrestuar me 17.10.2023 pre veprën penale “lëndim i rende trupor”. Për këto arsye komisioni disiplinor e kishte larguar nga puna, por komisioni i ankesave ne krye me Dr.Sanije Uka Tërnava e kishte kthyer në punë.

Pas incidentit, punonjësja e QKKTGj-së u këshillua nga kolegët të mos dilte në punë, pasi Dr. Morina kishte tentuar të hynte me forcë në zyrën e saj. Sjellja e tij shkaktoi shqetësim te stafi i pranishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vdekjen e Agim Ramadani, bashkëluftetari i tij Musa Gjakova…