Arrestohet dy persona që mashtruan me bileta, morën 60 mijë euro e fluturimet s’u realizuan

29 tetor 2022 | 12:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë marrë 60 mijë euro nga persona të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit nga Zvicra në Prishtinë dhe anasjelltas, fluturime këto që s’janë realizuar asnjëherë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se këto para janë pranuar gjatë periudhës kohore 2021-2022, ndërsa të dyshuarve u janë sekuestruar 35 mijë euro, të cilat i kishin në momentin e arrestimit.

“MASHTRIM/ Prishtinë (NN) 2021-2022 – NN. Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth  gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.  Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’.”, thuhet në raport e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se…