Arrestohet i dyshuari që plagosi vëllain e Rexhep Selimit

20 janar 2018 | 13:54

Policia e Kosovës (PK) ka konfirmuar se ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka plagosur Islam Selimin,  vëllain e deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi.

“Është arrestuar dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rasti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes…