Arrestohet gjakovari, u shkaktoi lëndime dy policëve

18 shtator 2023 | 11:08

Një persona është arrestuar në Gjakovë, për sulm dhe kanosje ndaj zyrtarëve të policisë.

Sipas njoftimit i arrestuari, pas kanosjes kishte rezistuar gjatë arrestimit dhe u ka shkaktuar lëndime trupore dy policëve. Rasti ka ndodhur të dielën në orët e pasdites.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 – orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sanksionet ekzistuese perëndimore ndaj Kosovës “nuk kryejnë punë”, ka thënë…