Arrestohet Hysni Gucati, pritet të dërgohet në Hagë

25 shtator 2020 | 13:27

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, është arrestuar nga policia e EULEX-it.

Ai është nxjerrë me pranga nga zyrat e OVLUÇK-së dhe është futur në veturën e EULEX-it.

Lajmin për arerstimin e tij e ka bërë me dije edhe avokati i OVLUÇK-së, Tomë Gashi, i cili ka thënë se Gucati pritet të transferohet në Hagë.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Gucati që nga fillimi i aksionit ka qenë në zyrat e OVLUÇK-së.

Jashari u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të kenë vëmendje ndaj kësaj situate, pasi sipas tij, sot është shkelur mbi gjakun e dëshmorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta u është bashkuar ekspertëve të mjedisit dhe…