Arrestohet kryeplaku i Strellcit për ndryshim deklarate

02 mars 2021 | 15:01

Kryeplaku i fshatit Strellc me inicialet H.P është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj.

Ndërkaq në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:15, në Deçan.

Siç thuhet në raport, i arrestuari gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar i rastit ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake.

“Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është tashmë në mesin e më të mirëve…