Arrestohet mitrovicasi që sulmoi seksualisht një femër të mitur

09 tetor 2018 | 11:07

Policia e Kosovës ka bërë me dije se të hënën ka në Mitrovicë një të dyshuar  mashkull shqiptar, që dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër nën moshën 16 vjeçare. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që dyshohet që i njëjti kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K-shqiptare e moshës së mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e policisë.

Po ashtu, njoftimi ka treguar edhe për arrestimin e dy personave në Fushë Kosovë, të cilin kishim sulmuar zyrtarët policor. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Gjatë arrestimit një zyrtar policor pëson lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftim të policisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit ka regjistruar 4 humbje në 11 ndeshjet…