Arrestohet nga FBI ish-aleati i Trump

16 nëntor 2021 | 11:41

Më pak se një vit qëkur iu dha falja nga ish-presidenti Donald Trump, në momentet e fundit të presidencës së tij, ish-kreu i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë, Steve Bannon ka përfunduar sërish në qelitë e paraburgimit të FBI.

Ai shkoi me vullnetin e tij në zyrat e Byrosë gjatë orëve të mëngjesit të së hënës, moment që e bëri livestream në rrjetet sociale.

Të premten, një juri në Kolumbi ngriti akuza penale ndaj Bannon, për përbuzje të Kongresit, pasi ai kundërshtoi një thirrje që e urdhëronte të jepte dëshmi përpara komisionit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetonte ngjarjet e 6 Janarit në Capitol Hill. Bannon mund të përballet deri në dy vjet heqje lirie nëse dënohet.

Ish-presidenti Donald Trump lëshoi një deklaratë përmes zëdhënësit të tij në Twitter i cili shprehu edhe mbështetjen e tij për këtë ngjarje.

“Kjo që po i ndodh Bannon nuk mbahet mend t’i jetë shkaktuar një njeriu në historinë e SHBA”, tha Trump.

Bannon është një element kyç në zhvillimin e ngjarjeve më të fundit. Duke qenë edhe pjesë e stafit Trump dhe e mbledhjeve të organizuara ai pretendohet të ketë informacione të mjaftueshme dhe të dhëna të sakta lidhur me akuzat.

Megjithatë ndër të tjera ai akuzohet për mosparaqitje në marrjen me pyetje nga FBI dhe për mosdorëzimin e dokumentacionit të kërkuar nga organet përkatëse./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vajzat dhe…