Osmani: Qytetarët e Kosovës iu besojnë grave

16 nëntor 2021 | 11:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vajzat dhe gratë janë bosht i promovimit të paqes dhe në politikën e mbrojtjes.

Ajo ka deklaruar se qytetarët e Kosovës i besojnë fuqisë së gruas. “Duke qenë vet një grua bartëse e përgjegjësive shtetërore, besoj fuqishëm dhe nënkupton promovim të mëtutjeshëm të rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, se para se gjithash pjesëmarrja jo vetëm që është e dukshme, por është vendimtare dhe përcaktuese për orientim të politikave të drejta”, ka deklaruar Osmani.

Këto komenti ajo i ka bërë në konferencën me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”, e cila është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me UN-Women me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Sipas shefes se shtetit, pavarësisht progresit që është bërë, gratë në Kosovë ende vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha.

“Edhe pse kem shumë punë, është evidente që Kosova ka shënuar rezultate të grave në vendimmarrje, por edhe në zbatimin e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë. Që nga ligji për barazi gjinore e shumë dokumente e marrëveshje tjera të hartuara më parë e që do të hartohen tash e tutje, rregulltave në vendin tonë flet për mundësinë e barabarta të grave ne Kosovë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Resmije Smajli, një studente 23 vjeçare shqiptare nga Vushtrria ka…