Arrestohet një 36-vjeçar në Rahovec, iu gjetën dy pushkë, një mitraloz dhe 130 fishekë në shtëpi

30 janar 2023 | 16:53

Një 36-vjeçar është arrestuar të hënën në Rahovec, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Drejnë i janë gjetur dy pushka me mitraloz dhe 130 fishekë.

“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Njësia e hetimeve në kuadër të stacionit policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Z. M., i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 30.01.2023 në koordinim me prokurorinë e shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec. Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: Një pushkë gjysmë automatike, një pushkë automatike, një mitraloz si dhe 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja”,  ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli kosovar do të rikthehet këtë fundjavë me pjesën e…