Arrestohet një aktivist i LVV-së

03 qershor 2020 | 17:15

Gjatë konferencës së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës është arrestuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani.

“Klan Kosova”,  mëson se Hasani ishte duke ecur me dy miq të tij jashtë oborrit të Kuvendit dhe kishte thirrur drejt Thaçit “Hajn, Hajn”.

I njëjti më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Aktivisti tjetër i LVV-së, Fitim Pacolli, i cili ishte i shoqëruar me Hasanin tha para mediave se miku i tij ishte arrestuar dhe rrahur nga policia pasi kishte shprehur mendimin e tij si qytetar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar përzemërsisht stafin e…