Arrestohet një person i dënuar me katër vite burg për vjedhje të rëndë

01 prill 2021 | 20:46

Është arrestuar një person i dënuar më herët me katër vite burg për vjedhje të rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës”, tha Ahmeti.

Tutje tha se aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e ulët, ku është arrestuar personi me inicialet L.R., 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë.

“Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit”, deklaroi Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme fantastike për Antonio Conten që ka rikuperuar të gjithë…