Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

20 prill 2022 | 10:51

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur me datën 02.04.2022, në një market në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (sprej) dyshohet të ketë kryer grabitjen.

Puna e hetuesve dhe njësiteve policore të stacionit jugu, ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: -K.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar ku është gjetur një sprej si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si provë se personi në fjalë është i përfshirë në rastin fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i vranët me reshje shiu e bore do të…