Arrestohet një person, i gjendet heroinë dhe marihuanë në Prishtinë

18 korrik 2023 | 20:27

Një person është arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Ai dyshohet se është marrë me shitblerjen e lëndëve narkotike.

R.A, me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Po ashtu Njësia e Anti-Drogës, e ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit ku ka gjetur dhe i ka konfiskuar si prova materiale:

– Pesë qese narkotikë të dyshuar të llojit “Heroinë”, me peshë 17.60 gramë;

– Një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit “Mariuhanë”, me peshë 3.09 gramë;

– Dy peshore digjitale;

– Një shishe e qelqit metadon;

– Një telefon si dhe 165 euro dhe 200 Lek shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqja e agjencisë për zhvillim, USAID, Samantha Power, ka njoftuar…