Arrestohet një person në rajonin e Pejës, kërkohej nga shteti gjerman

09 tetor 2023 | 19:41

Një person është prangosur sot nga policia në rajonin e Pejës.

I njëjti i cili dyshohet se ishte i përfshirë në disa vepra penale, kërkohej nga Interpoli në llogari të organeve shtetërore gjermane.

Aksioni është realizuar nga policia e Kosovës, konkretisht ILECU-Fast Kosova.

“Në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë shtetas të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën…