Arrestohet një person, pagoi me 50 euro false

02 shkurt 2024 | 11:58

Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshme për shkak se ka bërë pagesë me një kartëmonedhë 50-euroshe të falsifikuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

“Më 1 shkurt 2024 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti me datën e cekur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë 50-euroshe, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”,  ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afati kalimtar i janarit ka qenë i domosdoshëm për disa…