Arrestohet një person pasi theri rojën në konsullatën franceze në Arabinë Saudite

29 tetor 2020 | 14:17

Një saudit është arrestuar pasi ka sulmuar një roje në konsullatën franceze të Jeddah me një mjet të mprehtë të enjten, raportojnë mediet shtetërore saudite.

Sulmi me thikë ka rezultuar me lëndime të lehta dhe roja është vendosur në një spital.

Ambasada franceze në Arabinë Saudite, ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë “flagrant”, raporton “CNN”.

“Ne shprehim besimin tonë tek autoritetet saudite për të zbuluar rrethanat pas sulmit, si dhe për të garantuar sigurinë e pronës franceze dhe komunitetit francez në Arabinë Saudite”, është thënë në deklaratën e ambasadës franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashmir Xhemaj, drejtor i Komunikimit në PDK, ka thënë se…