Arrestohet një person për dhunë në familje në Shtime

23 maj 10:31

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:08 ka pranuar një informacion se në fshatin Muzeqinë të Shtimes është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.H (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes me inicialet N.H ( F/K) e moshës 38 vjeçare dhe djalit të tij të mitur, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët e njësisë për dhunë në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se…