Arrestohet një person për falsifikim të dokumentit, parandalohen edhe dy raste kontrabandë me mallra

22 mars 2024 | 11:27

Policia kufitare inicion tri raste, arreston një person për falsifikim të dokumentit dhe parandalon dy raste kontrabandë me mallra.

“Dje më 21.03.2024, në ora 14:25, në Aeroportin e Prishtinës, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën sllovene me emër të një personi tjetër dhe që dyshohet të jetë i falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Rastet kontrabanda me mallra: Në Leposaviq, me 21.03.2024, në 21:50 njësia policore ka ndaluar një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve dytësore ku kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (ushqimore dhe pije) për të cilat nuk posedonte dokumentacion. Në konsultim me prokurorin vetura dhe malli i janë dorëzuar doganës ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Në magjistralen nga Jarinja ne Leshak, më 21.03.2024, është ndaluar vetura pikap me drejtues L.S., 23-vjeçar, gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se ishte i mbushur me duhan. Policia në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën e ka trajtuar këtë rast”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen në Grand Slamin e Tbilisit.…