Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj

17 gusht 2022 | 11:08

Mbrëmë, rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet.

Personi me inicialet N.G (M/K) i moshës 33-vjeçar, kishte kanosur për të tretën herë personin me inicialet B.M (F/K) e moshës 21-vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në…