Arrestohet një serb në Leposaviq  

26 tetor 2022 | 20:33

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në Leshak të Leposaviqit sot është bastisur një lokacion ku janë gjetur katër granata dore, para kesh, armë automatike, municion, radiolidhje e pajisje të tjera.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas serb.

“Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira”, ka shkruar ministri.

Ai ka thënë se këto pajisje dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale, duke thënë se ky aksion do të vazhdojë.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira.

Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar.

Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cënojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka komentuar zhvillimet e fundit…