Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet për dhunë në familje

23 prill 2019 | 22:03

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate për media, thotë se ka pranuar sot një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor, respektivisht i përfshirë si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.

“Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 26 prill, në orën 11:00, në varrezat e qytetit…