Arrestohet personi i dyshuar për veprën penale ‘grabitje’ në Pejë

13 qershor 2019 | 12:04

Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, me datën 13.06.2019, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin: V. B. lindur me 1993 m/k/sh.

I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48 orë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të paktën 53 fëmijë kanë vdekur në Indinë veriore në…