Arrestohet personi që gjuajti me armë dhe e publikoi aktin në rrjete sociale

07 shkurt 2023 | 20:38

Policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet se gjuajti me armë në Vushtrri dhe e postoi aktin në rrjete sociale.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Kurse, atij i është konfiskuar një pistoletë në cilësi të provës materiale.

Për këtë rast paraprakisht ishte arrestuar edhe një person tjetër. Për këtë rast hetimet po vazhdojnë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet personi i dyshuar që kishte postuar video në rrjete sociale duke shkrepur me armë

Vushtrri, 7 shkurt 2023

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në  Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për shkrepje me armë. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është  konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

I njëjti,   ditë më parë së bashku me një të dyshuar tjetër në rrjete sociale  kishin postuar video ku shiheshin  duke shkrepur me armë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Merkatoja është mbyllur dhe Etrit Berisha është shndërruar në një…