Arrestohet personi që gjuajti me armë zjarri në një aheng në Ferizaj

23 korrik 2023 | 11:39

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 00:10 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.

“Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 00:10 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri. Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Koshare dhe kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin V.R (M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili kishte shtënë me armë zjarri. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë). Rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr ka vazhduar përforcimet gjatë…