Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një person në Arllat

15 shkurt 2023 | 16:16

Është arrestuar personi që e ka shkaktuar aksidentin në Arllat, ku la të vdekur 19-vjeçarin, Eduart Bujupi.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laueta Ulaj, ka thënë se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më tutje, ajo ka theksuar se prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), i cili është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për t’iu nënshtruar obduksionit. Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, është thënë në përgjigjen e Ulajt për “Nacionale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Humanitare “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, sikur…