Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në komunën e Prishtinës, falsifikonte dokumente

05 korrik 2022 | 14:49

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas hetimeve paraprake,  kanë arrestuar të dyshuarin R.M., (viti i lindjes 1958, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës (ofiqar i Zyrës Lokale në Dardani).

“I dyshuari ka kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikim i dokumentit’. Veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj)”,është thënë t në njoftimin për media.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht:

– një telefon celular;

– 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

– një karikator i armës;

– dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve dhe dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galtier Pas shkarkimit të Maurichio Pochettinos, Paris Saint-Germain tashmë e…