Arreston një person në Gjakovë i dyshuar për kultivim droge

14 shtator 2022 | 10:13

Sot në fshatin Rracaj në Gjakovë, antidroga e Policisë së Kosovës në Gjakovë, të asistuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës Rajonale pranë drejtorisë rajonale në Gjakovë, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, në pronësi dhe shfrytëzim nga një person i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit në oborrin e tij, përkatësisht tek ara me misër janë gjetur të kultivuara tridhjetë e tri bimë narkotike të llojit kanabist sativa me gjatësi prej 190 cm deri 290 cm.
Lidhur me këtë është arrestuar i dyshuari i cili ka kultivuar bimët narkotike.

Bimët narkotike janë tërhequr dhe asgjësuar përmes djegies.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kompetent në Gjakovë, dhe ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa personi i dyshuar ndalohet për 48 orë, për procedure të mëtejme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një kërkese drejtuar gjykatës për rastin ndaj Hashim Thaçit,…