Arrihet marrëveshja, Hummelsi rikthehet te Dortmundi

16 qershor 2019 | 14:46

Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund kanë arritur një marrëveshje për transferimin e ish-kapitenit të verdhezinjve, Mats Hummels, në “Signal Iduna Park”, raporton “Bild”.

Dortmund do të paguajë 20 milionë euro, plus disa bonuse që do të bazohen te paraqitja e qendërmbrojtësit gjerman. Gjithashtu, Hummels ka pranuar të ulë rrogën e tij me 2 milionë euro. Te Bayern fitonte 12 milionë euro, ndërsa te Dortmund do të paguhet 10 milionë.

Arsyeja kryesore që ka bindur Hummelsin të kthehet te Dortmund ka qenë garancia për të luajtur më shumë. Gjë që nuk mund ta kishte te Bayern, veçanërisht pas blerjes së Lucas Hernandez nga Atletico Madrid.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elle Fanning dhe Max Minghella janë më të fortë se…