Arrihet marrëveshja për transferimin e Vidalit në Inter

31 korrik 2018 | 16:00

Arturo Vidal raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Interin.

Kiliani është gati të firmosë një kontratë trevjeçare në “San Siro” me një rrogë 5 milionë euro në sezon.

Sipas disa burimeve italiane, një marrëveshje mes dy klubeve është gjithashtu shumë pranë finalizimit.

31-vjeçari duket se do të rikthehet në Serie A në formë huazimi, me Zikaltrit që kanë obligimin për ta blerë verën tjetër. Kosto totale e operacionit do të jetë mes 20 dhe 25 milionë euro. Vidali më parë ka kaluar katër vite te Juventus përpara se t’i bashkohej Bayern më 2015.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen…