Arrihet marrëveshja, Tetova do të bëhet me fabrikë për prodhimin e makinave elektrike

13 gusht 2022 | 13:42

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtoria për Zhvillim Teknologjik dhe kompania “NEXT.E.GO MOBILE” kanë gjetur akordin për të cilin ishin në negociata, atë të hapjes së fabrikës për prodhimin e makinave elektrike.

Në seancën e sotme të Qeverisë, është sjellur vendimi për marrëveshjen respektive, që pritet t’i hapë rrugë investimit milionësh.

“Ky investim shumëmilionësh i “NEXT.E.GO MOBILE” me seli në Gjermani dhe Drejtorisë për Zhvillim Teknologjik, do të hapë 3-4000 vende të reja pune. Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike.

Përfitimet e këtij investimi janë të shumëfishta – nga hapja e vendeve të reja të punës, eksporti i produkteve me vlerë të shtuar të lartë, transferimi i njohurive dhe teknologjive, hartëzimi i vendit tek investitorët e huaj në këtë fushë, deri te kontratat dhe puna shtesë për kompanitë vendase”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doarsa Kica-Xhelili njëra nga deputetet më aktive brenda grupit parlamentar…