Arrihet marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e dokumenteve hyrje-dalje

27 gusht 2022 | 17:56

Kosova dhe Serbia ka arritur marrëveshje për çështjen e dokumentave për hyrje-dalje, duke i shfuqizuar ato. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Borrell një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, duke njoftuar se kosovarët që hyjnë në Serbi nuk kanë nevojë të pajisjen me dokumente të përkohshme për hyrje e dalje.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, shkruan Borrell.

Ai ka thënë se BE-ja ka ofruar garanci për një gjë të këtillë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I njëjti e ka quajtur këtë “zgjidhje të problemit të natyrës evropiane”, si dhe ka uruar të dy liderët.

Në anën tjetër, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar për angazhimin edhe emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Falenderoj Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në ‘Twitter’. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën…