Kryeministri Kurti takoi organizatorët e Hardh Fest

27 gusht 2022 | 16:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij organizatorët e Hardh Fest, drejtorin e festivalit, Agron Sokoli dhe Brikena Gashi e Betim Zllanoga nga Këshilli Organizativ.

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi” këtë vit Hardh Fest do t’i dedikohet poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj, i cili përveçse nga Rahoveci, ka qenë pjesë e pandashme e këtij festivali, që përpos vjeljes së rrushit, përcillet me muzikë, art e poezi.

Organizatorët ftuan Kryeministrin Kurti për të qenë pjesë e festivalit, i cili mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit.

Kryeministri Kurti i falënderoi për ftesën, si dhe për punën e përkushtimin e tyre të palodhshëm në kultivimin e kulturës së rrushit. Ai theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhuesit dhe prodhimet vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë…