Pacolli: Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë në dialog

27 gusht 2022 | 16:48

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se edhe opozita duhet ta mbështes qeverinë Kurti gjatë dialogut.

Sipas tij, për çështje të tilla, opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuara.

“Për çështjet që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, mendoj se opozita dhe qeveria duhet të jenë të bashkuar. Të gjithë duhet ta mbështesim qeverinë gjatë dialogut”.

“Qytatarët e Kosovës, të kombësisë serbe në veri, në vend që të vazhdojnë të barrikadojnë veten, duhet ta pranojnë realitetin, të respektojnë ligjet dhe rregulloret që ekzistojnë në vend”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Kosova ofron standardet më të larta sa i përket mbrojtjës së të drejtave të minoriteteve, (në rend të parë të serbëve) në botë.

“Secili duhet të bindet që nuk ka alternativë tjetër pos bashkëjetesës në një shtet si Kosova, ku secili është i barabartë pranë të drejtave dhe përgjegjisive të tyre”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ia ka dalë që të sigurojë fitoren në…