Arrihet marrveshja për transferimin e Icardit në PSG

28 maj 2020 | 21:05

Mauro Icardi është vetëm një firmë larg divorcit nga klubi i Interit, fanellën e të cilit e veshi për plot 6 sezone, nga vera e 2013-ës deri në atë të 2019-ës.

Bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit, Wanda Nara ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e parizienëve, për një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024 dhe me një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon.

Sipas mediave franceze, së fundi është arritur edhe marrëveshja mes drejtuesve të Interit dhe atyre të PSG-së, për një transferim të futbollistit për vlerën e 60 milionë eurove, ndërsa tani po sistemohen vetëm detaje që lidhen kryesisht me bonuset.

Në Francë janë të sigurt që brenda kësaj jave do të zyrtarizohet edhe transferimi final i Icardit te Paris Saint Germain, ndërsa javën e ardhshme mund të kemi të reja në pistën tjetër, atë që do të dërgonte Edinson Cavanin në Milano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se…