Arrihet qëllimi i Qeverisë, asnjë produkt i Serbisë nuk hyri sot në Kosovë

23 nëntor 15:22

Dogana e Kosovës sot nuk ka pranuar asnjë maune me mallra të Serbisë dhe as Bosnjës e Hercegovinës.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Që nga dje pasdite e deri më tani nuk ka pasur asnjë hyrje të kamionëve me produkte të Serbisë në Doganën e Kosovës”, ka thënë Stavileci për “lajmi.net”.

Të mërkurën Qeverisë së Kosovës ka rritur në 100 për qind taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dogana e Kosovës menjëherë ka filluar zbatimin e këtij vendimi.

Dje, Stavileci i ka thënë “lajmi.net”, se 20 kamionë me mallra nga Serbia janë kthyer mbrapsht pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

“20 kamionë janë kthyer mbrapshtë nga Serbia, për arsye se një pjesë e madhe e tyre, sipas tyre nuk e kanë pasur informatën që taksa është 100 për qind, janë nis do më thënë me taksa tjera. Ndërsa një pjesë janë kthyer sepse nuk e kanë pasur deklaracionin e mallit në rregull”, ka thënë Stavileci.

Stavileci po ashtu ka thënë se fluksi i importit ka renë këto ditë, derisa ka shtuar se vendimi i qeverisë po zbatohet plotësisht.

“Fluksi i importit ka ra këto ditë, ndërsa zbatueshmëria e vendimit është 100 për qind”, ka thënë Stavileci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Drenica u është rikthyer fitoreve në IPKO Superligë, pasi…