Arrijnë edhe 60 mijë doza të vaksinës ‘Sinovac’ në Shqipëri

23 maj 2021 | 14:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se sapo kanë arritur edhe 60 mijë doza të vaksinës ‘Sinovac’ në Aeroportin “Nënë Tereza”.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e stërvitjes “Defender 21”…