Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

05 qershor 2026 | 08:26

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur të kthehen në Kosovë haxhilerët që këtë vit kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta.

“Me lot në sy dhe emocione të papërshkrueshme, sot në Aeroportin e Prishtinës kanë filluar të kthehen haxhilerët nga Kosova, të cilët këtë vit e kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta. Ata kujtojnë me emocione Qabenë e bekuar, Xhaminë e Pejgamberit a.s., Ditën e Arafatit, Muzdelifen, si dhe shumë momente të tjera të veçanta gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.

Sivjet, nga Kosova në Haxh morën pjesë 1 mijë e 567 besimtarë myslimanë.

Sipas organizimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, kthimi i tyre do të realizohet në grupe, ndërsa pritet që të gjithë haxhilerët të jenë kthyer në vend deri më 8 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TRISHTUEM   sapo hyj në nji teatër mistik ajo del…