Arsenali bie në Holandë, Lazio përmbysi Midjyllandin

27 tetor 2022 | 22:04

Ndeshjet e Evropa League pasdite kanë sjellë surpriza. PSV ka mundur Arsenalin 2-0 në shtëpi, në një sfidë mjaft të luftuar.Vendasit hollandez “tundën rrjetën” në minutën e 43-të, por goli u konsiderua i parregullt dhe u anulua për offside.

Hollandezët e Vannistelrooy do e nisnin në mënyrë të përkryer pjesën e dytë, fillimisht Veerman do çonte peshë tifozërinë në Einthoven me golin e tij me të majtën, dyfishimi i rezultatit do vinte nga një “Ujk i Vjetër” si Luuk de Jong. Gol tipik i tij, me kokë.Gooners nuk mundi të dilte të paktën me barazim nga ky takim dhe aktualisht kryeson grupin A me 12 pikë, 2 më shumë se PSV.

Lazio triumfon 2-1 me Midjylland dhe merr kryesimin e grupit F. Gola, përmbysje dhe emocione ishte ajo çka u pa në Olimpico, në fund pati vetëm një fitues.

Lazio hasi vështirësi të madhe ndaj Midjylland në 45 minutat e para. Hysaj me shokë e panë veten në disavantazh që në minutën e tetë,  pasi Isaksen realizoi në portën e mbrojtur nga Provdel.Ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri bëri gjithçka për të reaguar dhe ia doli mbanë në minutën e 36-të. Autori i golit do ishte Milinkovic Savic, ndërsa asisti erdhi nga Felipe Anderson.

Italianët do kompletonin përmbysjen e madhe në minutën e 58-të. Pedro tregon edhe një herë se është “xhol” te ky ekip, duke përfunduar siç duhet një aksion të skuadrës.

Pikërisht Pedro do siguronte 3 pikët për ekipin në minutën e 80-të, por festa do zgjaste pak, pasi do anulohej goli për offside. Gjithsesi, asnjë ndryshim deri në fund, me ekipin vendas që mund të gëzonte lirisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leotrim Berisha shpall te humbur diplomen e Gjimnazit “Eqrem Çabej”,…