Arsenali kërkon përmbysjen e rezultatit ndaj Bate Borisovit

21 shkurt 2019 | 11:02

Arsenali e humbi ndeshjen e parë ndaj Bate Borisovit (1-0), por tifozët e skuadrës angleze presin paraqitje krejtësisht ndryshe në ndeshjen që zhvillohet sot (e enjte) në Angli.

Skuadra e Arsenalit e kishte mposhtur Bate Borisovin në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Emirates” me rezultat 6-0. Në ndeshjen e javës së kaluar, trajneri Unay Emery e la në Londër Mesut Ozilin, kurse Pierre-Emerick Aubameyang ishte në bankën rezervë dhe kjo i ka irrituar tifozët e Arsenalit, të cilët kanë kërkuar edhe shkarkimin e trajnerit.

Ndërsa si skuadra të kualifikuara pritet të konfirmohen edhe Napoli, Interi dhe Chelsea në saje të fitoreve në ndeshjet e para. Ndeshje interesante do të zhvillohet në Rusi në mes të Zenitit dhe Fenerbahçes. Kjo e fundit e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0, por rusët do ta bëjnë të pamundurën për ta përmbysur rezultatin.

Ligë e Evropës

18:55 Arsenal – BATE Borisov
18:55 Dinamo Zagreb – Viktoria Plzen
18:55 Eintracht F. – Shakhtar D.
18:55 Napoli – Zuerich
18:55 Salzburg – Club Brugge
18:55 Valencia – Celtic
18:55 Villarreal – Sporting
18:55 Zenit – Fenerbahçe
21:00 Leverkusen – Krasnodar
21:00 Benfica – Galatasaray
21:00 Chelsea – Malmoe
21:00 Dynamo K. – Olympiacos
21:00 Genk- Slavia Prague
21:00 Inter – Rapid W.
21:00 Real Betis – Rennes

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së, do të paraqesin…