Ligjvënësit demokratë me rezolutë kundër Trumpit

21 shkurt 2019 | 10:57

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së, do të paraqesin një rezolutë më 21 shkurt në përpjekje për të bllokuar planet e presidentit, Donald Trump që përmes shpalljes së një emergjencë kombëtare të financojë ndërtimin e murit përgjatë kufirit të ShBA-së me Meksikën.

Presidenti Trump zyrtarisht ka nënshkruar deklaratën e një emergjence kombëtare në mënyrë që të mund të ndërtonte murin në kufi për të cilin ai thotë se synon të frenojë migracionin e paligjshëm dhe ndalimin e trafikimit të drogës.

Ky veprim do t’i lejojë presidentit të anashkalojë Kongresin për të shpenzuar më shumë para për të ngritur murin. Demokratët kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e murit.

Kongresi i ka dhënë presidentit Trump rreth 1.4 miliard dollarë për barrierat kufitare, një sasi shumë më e vogël sesa 5.7 miliardë dollarë që presidenti ka ngulur këmbë se i duhen për ndërtimin e murit.

Trumpi planifikon të përdorë autoritetin e tij ekzekutiv për të marrë burime të tjera të financimit dhe për të anashkaluar Kongresin në sigurimin e 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit.

Kjo masë e presidentit Trump është sfiduar menjëherë nga demokratët dhe disa republikanë të cilët kanë paralajmëruar se kështu po vendoset një precedent i keq, duke anashkaluar Kongresin për arritjen e qëllimeve politike.

Një koalicion i 16 shteteve të ShBA-së ka gjithashtu ofertë për të ndaluar deklaratën e Trump, duke parashtruar padi duke pretenduar se masa ishte një abuzim i kompetencave presidenciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 70 njerëz kanë vdekur dhe 40 të tjerë…