Arsenali me fitore bindëse ndaj PSV-së

20 shtator 2023 | 22:59

Nënkampionia e Premier Ligës, Arsenal ka treguar lojë të mirë në ndeshjen ndaj PSV-së, të cilën e ka fituar me rezultat bindës 4-0.

Pas tetë minutave lojë, Saka shënoi për 1-0. Në minutën e 20-të, Saka asistoi për Trossard që shënoi golin e dytë në ndeshje. Jesus shënoi golin e tretë për vendasit në pjesën e parë, derisa në pjesën e dytë shënues ishte edhe Odegaard për rezultatin final 4-0. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Sevilla luajti baras me Lensin (1-1).

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka fituar ndeshjen kryesore të natës së…