Bayerni triumfon ndaj Unitedit

20 shtator 2023 | 22:54

Bayern Munchen e ka fituar ndeshjen kryesore të natës së sotme në Ligën e Kampionëve, pasi e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 4-3.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” i ka takuar grupit A. Mysafirët nga Anglia ishin dominues në minutat e parë, por me kalimin e minutave skuadra gjermane e mori kontrollin dhe në minutën e 28-të arriti të kalon në epërsi kur shënoi Sane.

Katër minuta me vonë Musiala depërtoi për mrekulli dhe me pas e shërbeu Gnabryn, i cili nuk e kishte të vështirë të realizon golin e dytë.

Unitedi u rikthye në lojë në fillim të pjesës së dytë duke e ngushtuar rezultatin në 2-1, kur realizoi Hojlund. Pesë minuta me vonë gjyqtari akordoi penallti për Bayernin dhe nga pika e bardhë i saktë ishte Harry Kanë për rezultatin 3-1. Unitedi e realizoi edhe golin e dytë në minutat e fundit të ndeshje nëpërmjet Casemiros, por Bayerni realizoi edhe golin e katërt me anë të Telit në minutat shtesë për rezultatin 4-2. Krejt në fund të ndeshjes Unitedi realizoi edhe një herë dhe sërish autor i golit ishte mesfushori Casemiro.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debat i nxehtë është zhvilluar në Këshillin e Sigurimit të…