Arsenali mposhtet nga Evertoni

07 prill 2019 | 17:10

Arsenali ka pësuar humbje nga Evertoni 1 me 0 në xhiron e 33-të të Premier Ligës për të nxehur edhe më shumë garën për top-katërshe.

Phil Jagielka realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e dhjetë.

Si pasojë e kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e katërt në tabelën e Premier Ligës me 63 pikë. Një më shumë ka Tottenhami në pozitën e tretë. Chelsea si i pesti ka po ashtu 63 pikë, ndërsa Manchester Unitedi si i gjashti ka 61.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi…